Peripecitë e Armando Brojës tek Burnley nuk kanë fund. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ndonëse mori “zemër” në dy miqësoret e fundit përballë skuadrave amerikane, ku iu dha hapësirë, këtë radhë është “zhdukur” sërish.
Bëhet fjalë për testin e radhës miqësor që Burnley zhvilloi përballë Ajax, sfidë kjo e humbur me rezultatin 2-1. Në këtë përballje, Broja nuk rezultoi as i pranishëm në stol, duke të dhënë idenë se trajneri i ri i skuadrës, Nicky Hayen ka dyshime për shkodranin.
Sa i përket sferës së merkatos, për 24-vjeçarin ekzistojnë interesime në kampionatin italian, pra në Serie A, me Cagliarin që ka mbajtur më shumë kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, por pa patur diçka konkrete mes palëve.





