Arrestohet siriani në Tiranë/ Shpërndante drogë në kryeqytet, si bashkëpunoi me një efektiv

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim për një grup kriminal që merret me shpërndarje të lëndëve narkotike në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit tonë. Dy ditë më parë është arrestuar një shpërndarës droge me origjinë siriane, por që ka edhe shtetësi të Shqipërisë.

AMP dyshon se siriani ka bashkëpunuar me disa persona të tjerë për të kryer trafikun e drogës. Një prej bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se është edhe një efektiv policie. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deri në këtë fazë të hetimit, ka vënë nën hetim edhe efektivin, që aktualisht punon në Antidrogën e Shkodrës. Pak kohë më parë, polici ka punuar në të njëjtin sektor në Tiranë.

Lajme të tjera |  "Jemi ende herët"/ Këlliçi: Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim, por s'janë numëruar të gjitha kutitë

Efektivi, gjatë kohës që ushtronte detyrën e tij në Tiranë, i ka dhënë automjetin e tij shtetasit nga Siria. Ekspertët besojnë se pikërisht ky mjet është përdorur nga siriani dhe grupi kriminal për të shpërndarë lëndën narkotike në kryeqytet. Hetimet vazhdojnë, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë ose policë, të përfshirë në skemën e trafikut të drogës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us