Kryeministri polak Donald Tusk tha të enjten se ai ka marrë kërcënime pas atentatit ndaj homologut të tij sllovak, Robert Fico. Kryeministri i Sllovakisë Fico u qëllua pesë herë nga një distancë e afërt të mërkurën, duke nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.
Tusk pohoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e djeshme, kur ndodhi edhe atentati në Sllovaki, “kishte shumë” kërcënime ndaj tij.
Media polake Wp.pl tha të enjten, duke cituar një burim në Shërbimin e Mbrojtjes Shtetërore, se mbrojtja e Tusk do të forcohet pas atentatit ndaj Ficos.