Balla mesazh “të fortëve”: Sa të jem unë ministër, s’ka më feude, as bajraqe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka dërguar një mesazh nga ekrani të gjithë “të fortëve” që sfidojnë Policinë e Shtetit me aktivitetin e tyre kriminal. Në një konferencë për mediat, Balla tha se përsa kohë do të jetë në detyrën e ministrit, asnjë nuk mund të krijonte shtet brenda shtetit.

“Në territorin e kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër. Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë,”-tha Balla.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar, ja vendimi që mori GJKKO!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us