“Ballë për ballë me regjimin”, Meta publikon foto nga protesta: Kjo është opozita e vërtetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto nga protesta e sotme (19 prill) e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.

Meta ka shpërndarë një foto, ku shihen përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi” dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë, të cilët tentojnë të “shkulin” gardhin rrethues që ishte vendosur përreth godinës.

Meta shkruan se kjo është opozita e vërtetë, e cila vihet ballë për ballë me regjimin.

“Ballë për Ballë me Regjimin! Kjo është Opozita e Vërtetë!” shkruan Meta.

Lajme të tjera |  "Veliaj kërkoi psikiatër, u bë inventari i ilaçeve..."/ Klodiana Lala zbulon prapaskenat në paraburgimin e Durrësit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us