Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka komentuar këtë të premte aksionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke “thunbuar” dhe Kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së Ilir Meta. Sipas Bashës, bashkë me Kryeministrin Edi Rama përbëjnë “Trekëndëshin e Bermudës”. Po ashtu u ndal tek ndërtimi i kullave që sipas Bashës i kanë “kyçur” gojën opozitës së Berishës.
Lulzim Basha: E para e punës meqë është pyetja e ditës se ja kishte bërë Açkës. Është qesharake që debati publik dhe mediat të përfundojë këtu. Ndërkohë që ata që pretendojnë se bëjnë denoncime ditën, natën marrin leje për kulla. Ndajnë të njëjtin interes se s’duan lista të hapura, reformë zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës po e ndjen presionin nga SPAK, por edhe nevojën për ndryshim që cenon interesat e tyre dhe ka shtuar dozat e angazhimit, konstant kundër PD.