Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku po festohet 33-vjetori i themelimit të PD iu bëri thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen për rtë dhënë kontributin e tyre në parti.
Teksa bëri një ‘mea culpa’ para demokratëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve me këtë rast, Basha bëri një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike
“Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite. Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve të saj, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia e njerëzve të lirë është partia e vlerave euro-atlantike është partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirëpresim te gjithëve! Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite”, tha Basha.