Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, një prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale amerikane 2024 ka folur në lidhje me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan u pyet nëse do të “hakmerret” ndaj kundërshtarëve të tij politikë nëse do të rizgjidhej.
“Nëse rizgjidhem, do të jem diktator vetëm ditën e parë të mandatit tim”-tha Trump, duke theksuar dy çështje specifike.
Ish-presidenti do të përdorte kompetencat e tij presidenciale për të mbyllur kufirin jugor me Meksikën dhe për të zgjeruar shpimet e naftës.
Gjithsesi mediat e huaja shkruajnë se deklaratat e Trump mund të kenë qenë një përpjekje nga ana e ish-presidentit për të krijuar përshtypje, duke iu përgjigjur një sërë publikimeve të muajve të fundit që fokusoheshin në mundësinë që një mandat i dytë të ishte më autoritar dhe më agresiv ndaj institucionet.