Berisha drejt arrestimit/ Rithemelimi do riorganizohet në terren, thirrje grupimit të Bardhit që t’i bashkohet

Ka përfunduar mbledhja e thërritur me urgjencë e Kryesisë së Rithemelimit në selinë blu. Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, demokratët kanë vendosur thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është vendosur që të bëhet një riorganizimin në terren, duke caktuar katër koordinatorë, për katër rajonet e Shqipërisë, në veri, jug, qendër dhe Tirana, rajon më vete.

Kryesia ia ka bërë thirrje edhe grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit që t’i bashkohen riorganizimit në terren. Këta të fundit ishin sot të pranishëm në sallën e Kuvendit kur u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, por në protestë ashtu edhe siç pritej, munguan.

Pas mbledhjes së të enjtes pritet të ketë takime intensive të Flamur Nokës, Oerd Bylykbashit dhe Edi Palokës, si grup-drejtues të PD-së në çdo degë dhe qark. Katër koordinatorët do të jenë një strukturë e re organizative.

Lajme të tjera |  Shehi zbulon prapaskenat: Basha, djali fatlum i politikës. Ja ku gaboi kur drejtonte opozitën

Edhe Berisha në fjalën e tij theksoi se partia ka nevojë të riorganizohet dhe t’i përshtatet kushteve të reja.

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të zmbrapsemi, ne nuk do zmbrapsemi. Por në kushte të reja të diktuara në mënyrë të shpejtë do të thosha nga regjimi, natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte. Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.

Edi Rama ka zhytur Shqipërinë, ç’është e vërteta, shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologji të ndjenjave njerëzore.

Shpesh thonë se ai fiton vota. Kjo nuk më rikujton mua asgjë tjetër, veçse marsin e ’91 kur ne, zona më e varfër, më e mjeruar, zona që jetonte në uri kronike prej vitesh, nuk na votoi. Nuk na votoi se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, jo se ajo kishte parë qoftë edhe favorin më të vogël nga diktatura. Përkundrazi, e kishte pësuar më rëndë se të gjithë të tjerët. Ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.

Por më e fuqishme se sa ulërima e urisë, ishte frika tek ata. Ishte frika tek ata.

Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë, kjo frikë, e njohur si strategji, u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur. Por nga ana tjetër, askush të mos mendojë se njerëzit janë të qetë, janë të kënaqur të jetojnë me frikë. Jo, çdo njeri dëshiron të çlirohet sa më parë prej saj. Asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, demokrates, drejtuesit të PD”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us