Berisha: Kjo është seanca e turpit!

Ish-kryeministri, Sali Berisha është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të seancës plenare, e cila edhe sot u shoqërua me kaos e tension.

Berisha është shprehur Edi Rama do të trajtohet si puçist, pasi ka marrë të gjitha pushtetet e parlamentit.

Ai shtoi se edhe pse parlamentit ishte rrethuar nga gardistë, asgjë nuk e ndali aksionin e opozitës.

Sipas tij parlamenti funksionoi në klandestinitet, si në shpellë duke shtuar se kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit dhe kushtetutshmërisë nuk njeh kufinj.

Berisha: Për marrjen e pushteteve të parlamentit dhe bllokimin e të drejtave kushtetuese te deputetëve në tërësi. Ai do të trajtohet si pucist dhe do të mare përgjigjet që meriton. Mosbindjes civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.

Lajme të tjera |  Vaji i ullirit të Dumresë…Fermerët ankohen për çmimin

Ju e patë se si e kishin rrethuar parlamentin por asgjë nuk pengoi dot aksionin e deputete të opozitës dhe u detyruan të funksionojnë në klandestinitet si në shpellë.

Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje te parlamentarizmit dhe kushtetutshmërisë nuk njeh kufi.

Kjo është seanca e turpi, që u shërbye nga deputetët që nuk kanë kodin minimal etik, janë katar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us