Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një video-live në “facebook-un” e tij i është drejtuar qytetarëve nga Kuvendi.
Ai ka thënë ndër të tjera se, Rama ka pushtuar Kuvendin me anë të një grushti shteti, dhe deputetët e mazhorancës i ka cilësuar si kukulla që komandohen nga padroni i tyre.
“Ne jetojmë në një parlament të pushtuar. Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla” tha Berisha.
Berisha shton se ministrat e Ramës kanë dhjetëfishuar badigardët, të njëjtën gjë sipas tij kanë bërë edhe gjyqtarët e prokurorët, ndërsa thekson se ky vetëm parlament nuk është.
“Ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, gjyqtarë e prokurorë kanë dhjetëfishuar badigardët. Ky vetëm parlament nuk është” përfundoi ish-kryeministri.