Sapo SPAK të marrë vendimin e gjykatës për masën e arrestit që do të zbatohet ndaj Sali Berishës, policisë i duhet të zbatojë masën që do dalë nga Gjykata e Posaçme. Por për këtë ka një dilemë: Nëse kjo masë do të jetë “arrest shtëpie”, ku do të izolohet Berisha? A do të deklarojë ai adreën e shtëpisë pranë autoriteteve gjyqësore, duke i dhënë fund kontaktit me bashkëpuntorët politikë, apo do të deklarojë si adresë, atë të selisë së PD-së për të vazhduar njësoj drejtimin e partisë, takimet, konferencat etj?
Joshja për këtë skenar të dytë duket e madhe, madje zëra brenda PD-së flasin për futjen që tani të pajisjeve dhe orendive që do të ndihmonin liderin e burgosur të jetonte në zyrën e tij. Në këtë mënyrë, arrestimi i tij nga SPAK do të kthehej në një boomerang politik për Edi Ramën, duke e prezantuar Shqipërinë siç është de facto, një autokraci me liderin e opozitës të ngujuar në seli dhe të rrethuar për 24 orë nga policia.