Berisha paralajmëron dhe njofton protestën e radhës: Rruga jonë është pa kthim

Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita do të dalë sërish në protestë para bashkisë të premten e ardhshme në orën 11:00.

Berisha paralajmëroi, siç tha ai, patronazhistë, që të mos guxojnë të prekin një demonstrues, pasi do të marrin përgjigjen që meritojnë.

Ai tha se rruga që ka nisur opozita është pa kthim dhe është një rrugë drejt fitores.

“Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme.

Për të premten e ardhshme. Në ora 11:00, në ora 11:00.

Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare.

Të shpëtojmë Shqipërinë. Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë.

Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit.

Dhe paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni.

Rruga jonë është pa kthim. Rruga jonë është drejt fitores”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 152 të plagosur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us