Berisha sulmon ashpër kreun e SPAK: Hajdut dhe mafioz! U dridhën kur u thashë se banoj te “Rruga e Shpresës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një lumë akuzash të rënda ndaj SPAK dhe prokurorëve specialë të institucionit të ri të drejtësisë.

Pak orë pasi u mor në pyetje, Berisha është rikthyer në “arrest shtëpie” nga ku ka sulmuar ashpër kreun e SPAK Altin Dumani, duke e quajtur “të korruptuar, hajdut dhe mafioz”.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës nga dritarja e banesës së tij:

Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani.

Për kureshtjen tuaj kur më pyetën ku banon, ju përgjigja; Rruga e Shpresës.

U dridhën nga frika. U tmerruan nga frika.

Miqtë e mi!

Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve.

Lajme të tjera |  Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren, detajet

Në këtë kontekst, isha i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në Skapin e partisë që të më pyesnin, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia.

Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin antikushtetues të Edi Ramës, keqshfrytëzimin e segmenteve të tij të krimit në Skapin e partisë, për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit.

Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha vendosi duke besuar se do të intimidonte në mënyrën më antikushtetuese masa ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitja e rregullt në polici, të cilat unë në emrin tuaj dhe të çdo shqiptari që i thotë kushtetutës, kushtetutë dhe ligjit, ligj, i refuzova me përçmimin më të madh.

Lajme të tjera |  "Ne nuk do t'i njohim këto zgjedhje'/ Noka: Nuk do të dorëzohemi. Por s'mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët...?!

Isha aty për të denoncuar gjithashtu aktin prej burracaku, aktin prej frikacaku, aktin e turpshëm kriminal të kreut të narkoshtetit Edi Rama, që urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në Skap të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonaj, por dhe plotë të tjerë aty, ti kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh, se ato nuk ekzistonin, por ti kërkojë mbi bazën se unë refuzova aktin e tyre puçist dhe parlamenti i Lindës së parlamentit, në një akt të pashembullt, pa dosje, pa prova, pa fakte, pa dokumente në prani të 50 gardistëve aktin e arrestimit tim, me burg apo në shtëpi, heqjen e imunitetit e me radhë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us