Berisha u drejtohet të rinjve para arrestit: Ngrihuni! Rama më vërsuli SPAKU-n

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur disa të rinj dhe iu ka mbajtur një fjalim të gjatë, në pritje të vendimit për arrestin e tij. Berisha deklaroi përsëri se procesi ndaj tij është pa asnjë fakt, dokument apo firmë.

Ai gjithashtu sulmoi Ramën se ka marrë pushtetin e çdo institucioni dhe drejtësinë, duke e krahasuar SPAK-un me Sigurimin e Shtetit.

“Për të kuptuar ngjashmërinë mes diktaturës së sotme dhe diktaturës së djeshme, se ju jeni fatlumë, asnjëri prej jush nuk e jetoi atë diktaturë dhe është fat i madh. Por problemi është se sot jemi prapë në diktaturë dhe kjo kërkon vetëdijen tuaj të plotë.  Përpara ne kishim Sigurimin e Shtetit, i cili fajësonte njerëz pa faj, me një qëllim të vetëm, që të ushtronte terror në shoqëri. Sot kemi Skapin.

Çfarë ishte Sigurimi? Sigurimi përbëhej nga kriminelë, nga torturues, nga vrasës, nga përdhunues. Përbëhej nga një vulg njerëzor ndaj dhe ata ishin të aftë të zbatonin çdo urdhër.

Por çfarë është Skapi sot? Ngjason si dy pika uji me Sigurimin e djeshëm. Skapi sot është një organizatë e mirëfilltë kriminale që rëndom paraqitet si një risi. Po pse them se është organizatë kriminale? Sepse aty janë rekrutuar prokurorë, përfaqësues të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë. Skapi është organizatë kriminale sepse vrasësi që vrau jashtë çdo lloj tradite njerëzore në gjumë të fejuarën e tij 15-vjecare, në vend që të dënohej me dënim përjetë, doli nga burgu sikur nuk ka kryer krim. Skapi tha: jo, këta nuk janë organizatë kriminale. E dërguan në Shkodër, ku shoku i tyre kishte marrë milionat dhe ata dolën të lirë.”-u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  “Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë!”- Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë marshim drejt Tiranës! Nuk do pajtohemi kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us