“Beteja” për Avokatin e Popullit/ “Zgjoheni natën e kujtoni firmat”, Korreshi- Zegjinesë: Po deshe ti ndonjë firmë, ta jep byrazeri, edhe me vulë, vët vët

Deputetja e PS, Zengjine Çaushi dhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diktohet për kandidatët për Avokatin e Popullit.

Gjatë debatit, socialistja ndërhyri dhe iu drejtua Korreshit duke i thënë ‘Kujtoheni në orën 12 , shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe tërhiqni firmat’.

Pjesë nga debati:

Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.

Çaushi: Edhe me vulë.

Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.

Çaushi: Mua merak?

Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.

Zegjine Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us