Edhe pse Botërori është zgjeruar në 48 skuad ra, do të ketë mungesa të mëdha dhe jo vetëm për shkak të dëmtimeve. Cilët janë lojtarët më të mirë të kombëtareve të përjashtuara? Në këtë artikull nuk kemi marrë parasysh skuadrën e kombëtares italiane, megjithatë njëmbëdhjetëshi që del është në nivel absolut.

SHUMË SERIE A JASHTË
Në të martën e “play off”- ve ka qarë edhe Danimarka. Skandinavët u mundën në grup nga Skocia dhe më pas në penallti nga Republika Çeke. Danimarka ka një nga kolonitë më të mëdha në kampionatin tonë, me plot 14 lojtarë: nga Rasmus Hojlund te Frendrup, Isaksen, Sorensen, Provstgaard e Nelsson. Zhgënjim edhe për Poloninë, historikisht një nga ekipet më “italiane” në përgjithësi, mjafton të mendosh për Piotr Zielinski, Zalevski dhe Ziolkovski. Shumë serbë të Serie A do të ndjekin Botërorin nga shtëpia, pasi kombëtarja e tyre nuk u kualifikua (ndryshe nga Italia) në dy edicionet e mëparshme. Asgjë për Dushan Vlahoviç, Pavloviç, Samarxhiç, Kostiç. Asgjë për Zambo Anguisan dhe Kamerunin e tij, Zhegrovën me Kosovën që ra në “play off” kundër Turqisë, Dovbjk dhe Malinovskji me Ukrainën që u dorëzuan në këtë periudhë të marsit.
TË TJERËT
Lojtari me CV-në më të rëndë është Robert Levandoëski, i cili humbi mundësinë për të luajtur Botërorin e tij të tretë dhe të fundit. Në moshën 37-vjeçare ai ka lënë të kuptohet se do të largohet nga kombëtarja. Zhgënjim i madh për Viktor Osimhen, i cili as këtë herë nuk do të luajë në Kupën e Botës. E njëjta gjë vlen edhe për Ademola Lukman. Paradoksalisht, Nigeria, potencialisht ndër më të fortat në histori, ka dështuar në kualifikime si në 2022 ashtu edhe në 2026. Që nga 1986 mungon Hungaria, e cila për vite me radhë jetoi pa talente. Por kohët e fundit ka shpërthyer ylli i Dominik Szoboszlai, një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit edhe në një vit të vështirë si ky. Megjithatë, hungarezët u dorëzuan që në fazën e grupeve.






