Çështja ‘Partizani’, Berisha duhet të paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje

Sali Berisha duhet të paraqitet ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, dhënë ndaj tij nga GJKKO më 20 tetor për aferën ‘Partizani’.

Në orën 10:00, ish-kryeministri duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Berisha refuzon që të përballet me drejtësinë për këtë aferë dhe deri më tani nuk është paraqitur për masat e sigurisë në muajin nëntor.

Ndërkohë, sot në orën 10:00 pritet që të mblidhet Kuvendi dhe Berisha nuk dihet nëse do të shkojë në SPAK, por deri më tani ai ka lënë të nënkuptuar që nuk do të paraqitet pasi nuk e njeh masën e sigurisë. Nëse Berisha vijon refuzimet ndaj drejtësisë, ai rrezikon masë më të rëndë si ajo ‘arrest shtëpie’.

Lajme të tjera |  Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Sot, duhet të paraqitet në SPAK edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i cili deri më tani është paraqitur para oficeres së Policisë Gjyqësore. Bektashi akuzohet për bashkëpunim me Jamarbër Malltezin në korrupsion e pastrim parash me qëllim përfitimin e 5.4 milionë eurove nga dhëndri i ish-kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us