Çfarë po ndodh në burgun e Peqinit? I dënuari: 62 prej nesh po refuzojnë ushqimin

Të burgosurit në Peqin janë futur në grevë urie, me pretendimin se janë duke iu shkelur të drejtat e tyre. Në një lidhje për Top News, një prej të dënuarve është shprehur se një grup i tyre prej disa ditësh ka refuzuar që të marrë ushqimin.

“Çmimet e ushqimeve janë tepër të larta në burg, kam refuzuar ushqimin pasi na janë shkelur disa të drejta. Ushqimin që ne blejmë në burg e kontrollojnë disa duar. Jemi 62 të burgosur që po refuzojmë ushqimin. Ne i kemi shprehur dhe më herët shqetësimet tona për sigurinë, ndihemi të pasigurt”, tha i dënuari.

Sipas të burgosurit greva e urisë ka ndodhur që prej datës 21 Dhjetor, pak ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ku u vra Arben Lleshi. Me ndryshimet e reja në drejtimin e burgut, sipas të dënuarit nuk ka sjellë asnjë përmirësim në kushtet e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us