Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor. Lajmin e bëri me dije vetë Michel në një intervistë për mediat belege. Michel planifikon të marrë vendin e tij në Parlamentin Evropian në mesin e korrikut nëse zgjidhet, që do të thotë se liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës të vendit të tij jetim në Këshill.
Nëse nuk e bëjnë, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të kryesojë takimet, një rol ndërmjetësues që zakonisht mbahet nga presidenti i Këshillit Evropian.
Skenari i qëndrimit të Orbanit në krye të Këshillit për gjashtë muajt menjëherë pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2024 është diçka që 27 liderët e vendeve të BE-së do të ishin të dëshpëruar ta shmangnin duke pasur parasysh përshkallëzimin e tensioneve mes tyre dhe kryeministrit hungarez, sipas Politico.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët evropianë kanë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe përsëri në 27-28 qershor. Në këto takime ata do të kërkojnë të arrijnë një marrëveshje për një zëvendësues të Michel.
Njoftimi i Michel vjen pak para Kongresit të parë të partisë së tij, Liberalët Belgjikë të Lëvizjes së Reformës (MR). Në këtë takim Presidenti i Partisë Georges-Louis Bouches pritet të japë më shumë qartësi se kush do të çojë përpara 9 qershorit, kur belgët shkojnë në votime jo vetëm për votimin e BE-së, por edhe për zgjedhjet rajonale dhe kombëtare./