ÇUDIT avokati Duraj: Marrëdhëniet seks*ale me 14-vjeçare, me dëshirën e të miturit, nuk është veper penale!

Së fundmi, fokusi i mediave ka qenë në ngjarjen e pazakontë ku 34 vjeçari, Arianit Arapi nga Divjaka u arrestua pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Sipas avokatit Alban Duraj, kemi të bëjmë me një arrestim të pavend pasi ligji nuk parashikon vepër penale nëse marrëdheniet seksuale kanë qenë me dëshirën e të miturës.

Duraj shprehet se Arianit Arapi duhet të shpallet i pafajshëm.

Ne kemi një ngërç juridik, apo një ngërç ligjor për të cilën, në gjykimin tim apo edhe të kolegëve të cilët bashkohen me mua, ky arrestimi që i është bërë zotërisë është një arrestim i paligjshëm pasi nuk kemi konsumimin e  ndonjë vepre penale.

Kodi penal e ka përcaktuar qartësisht ku thotë se çdo mashkull që kryen marrëdhenie seksuale me një femër që ka mbushur moshën 14 vjeç me dëshirën e saj nuk është se dënohet. Po flasim për martesë dhe ligji nuk e përcakton si një kundërvajtje penale”, u shpreh avokati Duraj.

Lajme të tjera |  Videoja e liderëve europianë me IA në samitin në Tiranë, Erdogan i “magjepsur”: Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us