Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Cameron ka mbërritur mbrëmë në Prishtinë. Përveç takimit me Kurtin Cameron do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të dalin në konferencë për mediat.
Po ashtu Camron do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në lidhje me takimin e zhvilluar mes kryeministit të Kosovës dhe Canmron, Kurti ka ndarë disa momente në faqen e tij “X” ku ka shprehur kënaqësinë për pritjen e ministrit britanik.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë.