Del FOTO, ja kush është vrasësi i 21-vjeçares në Kosovë!

Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku e vrarë mbeti 21-vjeçarja Erona Cokli. Autor i krimit është ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar Valon Aliu.

Të pranishëm gjatë momentit tragjik kanë qenë vëllai i të ndjerës, i cili mbeti i plagosur dhe Adelina Rexhepi, drejtoresha e Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo ka treguar për mediat kosovare se si nisi konflikti.

Rexhepi tha se i dyshuari për vrasjen e Coklit kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konflikti, i cili përfundoi me vrasje.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se nuk ka pse t’i dijë detajet, por kërkon që drejtësia të veprojë pa vonesa.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us