Dëmtimi dhe rikthimi në fushë, Burnley “TRADHTON” Armando Brojën

Armando Broja ishte kryefjalë e ditëve të fundit, pas dëmtimit në ndeshjen Shqipëri – Angli. Megjithatë, ditën e djeshme, ai u rikthye në fushë me fanellën e Burnley, për t’u përballur me Chelsea.

Por, ajo ç’ka bie në sy është heshtja e klubit anglez. Burnley nuk reagoi as për dëmtimin, teksa së fundmi diçka të tillë s’e ka bërë as për rikthimin në fushë të shqiptarit 24-vjeçar.

Ditën e sotme ka publikuar video nga ndeshja me “Blutë e Londrës”, duke veçuar paraqitjen e Maxime Esteve, por Broja s’duket asgjëkundi. Një “tradhti” nga klubi anglez, i cili nuk i ka uruar rikthimin sulmuesit shqiptar.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka fituar tre herë Kupën e Shqipërisë, ish-sulmuesi i Vllaznisë LË FUTBOLLIN në moshën 32-vjeçare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us