Denaj mbledh përpunuesit e qumështit: Gjeni gjuhën e komunikimit me blegtorët

Pas protestave të zhvilluara së fundmi nga fermerët, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka zhvilluar një takimin me përpunuesit e qumështit për të gjetur një gjuhë komunikimi dhe për të adresuar problematikat e blegtorëve.”Trajtuam disa nga problematikat, në veçanti ato të lidhura me informalitetin në treg dhe për të reduktuar këtë fenomen me masa të drejtpërdrejta”, është shprehur Ministrja Denaj.

Sipas saj, rritja e turistëve dhe nxitja e konsumit të brendshëm ka një ndikim të madh në nxitjen e konsumit të produkteve shqiptare në tregjet lokale dhe hotelet shqiptare.

“Theksova bashkëpunimin mes paleve pasi është e nevojshme kuptueshmëria e problematikave që ekzitojnë ndërmjet tyre në mënyrë që ndërlidhja e fermerëve me përpunuesit e qumështit të jetë e favorshme për të gjithë. Kjo do të krijojë një bashkim në zinxhirin e vlerës, çka do të çojë përpara këtë sektor”, shkruan Ministrja në njoftimin e bërë publik.

Lajme të tjera |  '11 maji'/ Reformim i PD pas humbjes në zgjedhje? Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme, por s'ka asnjë mundësi...!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us