Deputetja e PL takim me kongresmenët amerikanë: Mirënjohëse për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Shteti i së drejtës…

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi me kongresmenë të SHBA, të cilëve tha se u shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese.

Xhixho shtoi se Shqipëria ka detyrim shtetin e së drejtës dhe zgjedhjet e lira, detyrim ndaj qytetarëve dhe aleatëve të saj.

Postimi i plotë:
E nderuar të takoja kongresmenët z.Tim Ëalberg , z.John Moolenar dhe z. Jonathan L. Jackson, të cilëve u shpreha mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese dhe në procesin e integrimit europian të vendit.🇪🇺
Demokracia, shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standarde demokratike që Shqipëria si anëtare e NATO-s i ka detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe aleatit strategjik, SHBA

Lajme të tjera |  Giorgia Meloni uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us