Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis njoftoi se do t’i japë fund ofertës së tij presidenciale të vitit 2024. Njoftimi i tij, i bërë në një video të postuar në X, vjen pas një rezultati zhgënjyes në grupet republikane të Iowa-s gjatë javës së kaluar. Nga ana e tij, DeSantis ka fajësuar performancën e tij të dobët tek një sërë sfidash, duke përfshirë motin e Iowa-s, besnikërinë e mediave konservatore ndaj Trump dhe breshërinë e paparë të reklamave negative kundër tij. Një gjë që ai nuk e ka fajësuar ishte fjalimi i tij për votuesit, të cilin e përsëriste kudo.
Largimi i tij e lë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, si alternativën e vetme kundër Trumpit në garë.