Diskutime të ethshme në OKB për reduktimin e karburanteve fosile

Një projekt-marrëveshje e publikuar në bisedimet e OKB-së për klimën në Dubai ka premtuar të zvogëlojë varësinë globale nga qymyri, nafta dhe gazi. Draft teksti zëvendësoi deklaratat e mëparshme, që kishin bërë thirrje për një shkurtim të karburanteve fosile.

Të 194 vendet në samit duhet të bien dakord ose përndryshe nuk mund të ketë marrëveshje. Njerëzit që djegin lëndë djegëse fosile po nxisin ngrohjen globale, duke rrezikuar miliona jetë, por qeveritë nuk kanë rënë dakord kurrë se si dhe kur të ndalojnë përdorimin e tyre.Kreu i Aleancës së Shteteve të Vogla Ishullore, që përfaqëson kombet në ‘vijën e parë’ të ndryshimeve klimatike tha se teksti ishte i pamjaftueshëm,. Ai tha një sërë kritikash për këtë marrëveshje.

Politikanët, përfshirë edhe ata nga vendet ‘në vijën e parë’ për ndryshimete klimës, kanë qenë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar problemin në rritje, në një vit, që është caktuar të jetë më i ngrohti i regjistruar. Versionet e mëparshme të projekt-marrëveshjes përfshinin një opsion për përjashtimin e lëndëve djegëse fosile, në përputhje me standardet shkencore.

Por, marrëveshja e fundit sugjeron që shtetet të ulin përdorimin e karburanteve fosile. Marrëveshja thotë se vendet duhet të reduktojnë konsumin dhe prodhimin e lëndëve djegëse fosile në një mënyrë të drejtë, të rregullt dhe të barabartë, për të ndaluar shtimin e gazeve ngrohëse në atmosferë, përpara vitit 2050.

Kjo marrëveshje përfshinte një premtim për të trefishuar kapacitetin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, një premtim i nënshkruar më herët në bisedime nga më shumë se 100 vende. Presidenti i COP28, Sulltan al-Jaber, tha se teksti pasqyronte ambiciet e tij dhe e quajti atë një hap të madh përpara.

Drafti duket se nuk arrin standardin e vendosur më herët të hënën nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres. Ai tha se bisedimet do të gjykohen mbi aftësinë e kombeve për të vendosur mbi të ardhmen e qymyrit, naftës dhe gazit. Takimi do të konsiderohet i suksesshëm vetëm nëse arrin konsensus mbi nevojën për të hequr gradualisht karburantet fosile në përputhje me një afat kohor prej 1.5 gradë C. Vendet kanë premtuar të mbajnë ritmin e rritjes së temperaturës globale nën 1.5 gradë C mbi nivelet para-industriale. Bisedimet supozohet se zyrtarisht do të përfundojnë të martën, por vendet pritet të përfshihen në diskutime të ethshme mbi këtë temë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us