Diskutohen pr.ligjet/ Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Pjesë e takimit të të hënës, që është kthyer tashmë në një ritual, është edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura do të diskutohet për disa projektligje që Partia Socialiste do të duhet të votojë javët në vijim në Kuvend.

Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë që pritet të kalojë në seancën plenare të radhës. Megjithatë për më shumë detaje se çfarë është diskutuar gjatë mbledhjes, pritet të dalë në një prononcim për mediat, kryetari i grupit të PS, Bledi Çuçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us