Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e saj të 28, në një festë luksoze që është mbajtur në një prej hoteleve të Tiranës. Në festë kanë qenë miqtë e saj më të ngushtë, por edhe bashkëpunëtorët në televizionin e familjes.
Në ditëlindjen e saj ka qenë e pranishme dhe moderatorja Arbana Osmani, e cila ka zgjedhur që të ‘vërtetojë’ praninë e saj duke postuar një video të Xhemi Shehut dhe Valbona Selimllarit.

Ndërkohë që e gjithë festa, është elektrizuar nga performance e Ylli Limanit, i cili duket se është një prej këngëtarëve të preferuar të Sarës dhe Ledionit. Prania e Arbanës në festë shuan disi thashethemet për një hatërmbetje të saj me drejtueset e Top Channel pasi u la jashtë moderimit të Big Brother, i cili këtë vit iu besua Ledion Liços.