Gazeta greke “Kathimerini” në një artikull të publikuar dje, shkroi se kryeministri Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor për Bashkinë e Himarës.
Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo.
Madje “Kathimerini”, guxoi të jepte edhe detaje nga takimi i supozuar mes Ramës dhe Tavos.
Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, Vangjl Tavo, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë.
Megjithatë Top News kontaktoi me ish deputetin Vangjel Tavo, i cili tha se “lajmi i publikuar në mediat greke nuk është i vërtetë. Nuk më ka ardhur propozim për të qenë kryetar i përkohshëm i bashkisë së Himarës dhe nuk kam dëshirë të angazhohem politikisht”.