“Do lutesha te Kisha e Laçit”, habit Lorenc Vangjeli: Dua që Berisha të dalë i pafajshëm, e morën më qafë miqtë dhe këshilltarët e tij

Analisti Lorenc Vangjeli, komentoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pasi SPAK i kërkoi dje Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit, Sali Berisha lidhur me akuzat për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Por pas kërkesës së SPAK, Berisha tha se është i gatshëm që të respektojë çdo vendim që do të marrë Parlamenti.

Lidhur me zhvillimet e fundit, analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Top Story” se miqtë e Sali Berishës u sollën si armiq, duke i dhënë atij këshillën e gabuar për hapat që duhet të ndiqte pas akuzave.

Lajme të tjera |  “Pyesin ‘sa është rroga?’, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet”- Emigracioni, Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë duhet të ndash shtëpinë ose…

“Ajo që deri dje as nuk e fantazonim, sot po ndodh. Kjo është një konkurrencë që duhet të na bëjë të kuptojmë se gjërat kanë ndryshuar. Kam përshtypjen se drejt të vërtetës ne mund të arrijmë qoftë edhe duke shpjeguar një nga paradokset që po ndodh tani. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e Sali Berishës, i cili zakonisht nuk është njeri që këshillohet, por edhe nëse i kanë folur i kanë dhënë këshillën më të gabuar të mundshme.

Janë sjellë si armiqtë më të ligjtë të tij, në të gjithë këtë histori. I kanë rrëfyer rrugën e gabuar ku duhet të ecte në këtë përballje të tij me ligjin. Në mënyrë paradoksale njeriu më i interesuar që të bëjë avokatin e Berishës është kundërshtari i tij politik, Edi Rama”, tha analisti.

Lajme të tjera |  Dita e rinisë/ 8 Dhjetori, të rinjtë e PD marshim-protestë në Tiranë: S’kemi luksin të festojmë

Më tej Vangjeli u shpreh se nëse do të mundej si individ do të shkonte të lutej tek kisha e Laçit, që ish-lideri i Shqipërisë të shpallet i pafajshëm.

“Nëse do të mundesha si individ, do të shkoja të lutesha në kishën e Laçit që ai ta fitonte këtë betejë me akuzën dhe drejtësinë. Do të lutesha me shpresën se ish-kryeministri i vendit tim të dalë i pafajshëm”, tha Lorenc Vangjeli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us