Do ta zgjidh unë’, këto janë fjalët e vetme që Fatmir Talellari i ka thënë vajzës së tij 18-vjeccare, teksa ajo i kishte rrëfyer abuzimin e vazhdueshëm nga 33-vjeçari Erjon Pelivani. Më tej historia dihet, 50-vjeccari thirri kunatin e tij me pretekstin se i duhej ndihmë për defektin e makinës, dhe më pas e vrau me armë zjarri. Mediat greke kanë zbardhur dhe dëshminë e njerkës së 18-vjeçares, njëherësh motra e viktimës, e cila ka thënë se nuk ishte në dijeni të abuzimeve ndaj vajzës.
33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar vajzën që ti jepte një shumë parash.
Kur vajza ka filluar të punonte herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.
Dëshmia e babait në polici:
“…Herën e fundit që vajza ime studionte, vazhdimisht më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku ajo jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qira, ndërsa unë dhe nëna e saj po i dërgonim paratë rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe me tregoi gjithçka kishte përjetuar prej kaq vitesh me 33-vjecarin që e përdhunonte dhe videot që kishte teksa ai e shantazhonte dhe i merrte paratë. Ajo më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…”.