‘Dridhet’ Pekini, shënohet dhjetori më i ftohtë në histori

Kryeqyteti kinez, Pekini po përjeton dhjetorin më të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve të temperaturës në vitin 1951. Temperaturat në qytet kanë rënë shpesh nën -10C këtë muaj.

Ky vit ka shënuar ekstreme temperature në kryeqytet pasi gjashtë muaj më parë, Pekini regjistroi ditën e tij më të nxehtë të qershorit – pak më shumë se 40 gradë Celsius. Kina është goditur gjithashtu nga disa valë të motit jashtëzakonisht të ftohtë tashmë këtë dimër.

Edhe disa pjesë të Japonisë veriore janë përballur me reshje të mëdha dëbore, e po ashtu edhe Koreja e Jugut po lufton me temperatura të ulta. Por ende nuk është e qartë se si po përballen njerëzit në Korenë e Veriut me të ftohtin e acartë

Lajme të tjera |  Protesta e opozitës, Artan Hoxha: Edhe Luli kështu thoshte, tani fillon lufta...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us