“Dua të shkoj si zonjë në spital”/ DETAJE nga operacioni që i kushtoi jetën Irida Hasallës

 Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që kreu Irida Hasalla në spitalin Amerikan 2, gjatë të cilit humbi jetën. Shoqja e 28-vjeçares e cila dhe e ka shoqëruar në spital ditën e ndërhyrjes, ka rrëfyer se për operacionin Irida kishte paguar 4 mijë euro.

Sipas saj kur gjithçka përfundoi mjekët nuk thanë se e reja kishte probleme. Madje për çudi, shoqja e ngushtë thotë se e vetmja gjë që i kërkuan me ngulm, ishte pagesa e operacionit, mbi 4 mijë euro, rreth orës 23:30.

‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin, përpos analizave’- ka treguar shoqja.

Nga ana tjetër kushërira e saj tregon se si rrallë herë, Irida kishte lyer flokët, bëri thonjtë e madje vendosi edhe qerpik. “Dua të shkoj si zonjë në operacion”, i kish thënë e reja kushërirës dhe shoqes së ngushtë.

Irida prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë, trajtime që siç familjarët na tregojnë, kanë kushtuar deri në 200 mijë euro. Por e mundonte prej kohësh pesha e saj trupore dhe vendosi të heqë dhjamin. Ndërhyrjen zgjodhi ta bënte në spitalin privat “Amerikan 2” në Tiranë. Pas konsultave me mjekët atje, të hënën e 29 janarit 2024 u fut në operacion për të hqur një masë dhjamore.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e opozitës, Baton Haxhiu: Berisha të mos largohet, ja pse PD duhet të prekë fundin...

I vëllai i të ndjerës, Arenca Hasalla tregon i prekur se pas daljes nga salla e operacionit, e motra u përball me një neglizhencë nga ana e stafit mjekësor, që pasoi me goditjen e një trompoze. Ndërsa mjekja Rezarta Kapaj është ‘zhdukur’ dhe pas vdekjes së motrës së tij, nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us