Dy kate të qendrës tregtare në flakë, situatë dramatike në Lushnje! Dhjetra persona me probleme nga asfiksia

Të paktën 20 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar, kryesisht me probleme me frymëmarrjen nga zjarri që ka përfshirë dy katet e një qendre tregtare në Lushnje.

Paraprakisht, nga personat që kanë shfaqur probleme me asfiksinë, asnjë nuk raportohet të jetë në gjendje serioze.

Prej gati një ore tashmë, zjarri po shkrumbon ambientet e dy kateve të qendrës tregtare që ndodhet në katër katet e para të një pallati 9 katësh.

Qyteti i Lushnjes është mbuluar nga tymi i zi, ndërsa në vendngjarje ndodhen të paktën 7 zjarrfikëse dhe disa ambulanca.

Prej katit të pestë, në pallat ka apartamente banimi, që janë evakuar tashmë.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, dhe është përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme.

Lajme të tjera |  TRONDITËSE/ Pesë persona dr*gojnë dhe përdh*nojnë 14-vjeçaren

Dy kate të qendrës tregtare në flakë, situatë dramatike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us