Dyshohet për korrupsion, shkarkohet ministri kroat i Ekonomisë dhe këshilltari i tij

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç shkarkoi ministrin e Ekonomisë Davor Filipoviç dhe këshilltarin e tij, Jurica Lovrinçeviç. Lëvizja e Plenkoviç erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviç kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit.

“Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri”, tha Plenkoviç në një konferencë në Zagreb duke shtuar se ai e humbi besimin te Filipoviç.

“Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër të ri sa më shpejt të jetë e mundur“, tha ai.

Lajme të tjera |  Zelensky: Rusia do dërgojë 100 mijë trupa në Bjellorusi, mund të sulmojë një vend të NATO-s

“Nacional” botoi një artikull që thoshte se Lovrinçeviç i ofroi televizionit Mrezha me qira tabela të kompanive dhe organizatave shtetërore, dhe kërkoi që gjysma e shumës së kostos të depozitohej në llogarinë e tij. Revista publikoi korrespondencën midis Lovrinçeviç dhe një gazetari.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us