Dinamo nuk ka në dispozicion sot tre lojtarë, ndërsa luhet sfida me sllovenët e Aluminij. Bëhet fjalë për Mustafa Koma, Brajt Xhejms dhe Malomon. “Panorama Sport” mëson se nuk janë pajisur me vizën e nevojshme nga ambasada sllovene.

Tre afrikanë nuk janë kështu në dispozicion të dinamovitëve. Kjo ndeshje është disi e rrallë, pasi bie në sy që Dinamo ka një formacion vetëm me futbollistë shqiptarë. Duke parë që ekipet shqiptare afruan shumë të huaj gjatë edicionit të kaluar, mendohej se impakti do të shikohej në Europë.
Sfida është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Dinamo është e motivuar duke qenë se eliminoi Astanën.
Kujtojmë se Malomo e nisi titullar në sfidën e kaluar në Kazakistan. Sot vendin e tij e merr Malomo. Sa i përket Komas, u aktivizua në pjesën e dytë ndaj Astanës.





