“E dua burrin me kostum, jo me streçe”/Roza Lati kujton lidhjen me Stinen

Njohjet, thashethemet dhe ngacmimet kanë nisur tashmë mes banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Mbrëmjen e kaluar, Roza Lati, ka qenë duke bërë një bisedë me Rike Roçin në dhomën e gjumit.

Rikja ka dashur ta ngacmojë Rozën, lidhur me jetën e saj personale. Ajo fillimisht e ka pyetur nëse ka një lidhje jashtë, pyetje së cilës Roza i ëshë përgjigjur ‘jo’ dhe madje ajo ka konfirmuar se ka rreth një vit që është ndarë nga i dashuri i saj. Roza në përgjigjen e saj nuk la pa kujtuar as lidhjen me një personazh VIP kur ishte ende e re, duke nënkuptuar këtu artistin Stine.

Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda?

Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us