E rëndë në Durrës / E bullizuan derisa vrau veten! Policia reagon për vdekjen e 41-vjeçares

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi dyshohet se është bullizuar në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se shtetases Bedrie Loka i kishin hapur që prej 2022 një profil fals por me emrin e saj në TikTok dhe e bullizonin vazhdimisht.

Faktin për hapjen e një profili të rremë me emrin e saj, e ndjera e kishte denoncuar një vit më parë në Policinë e Durrësit.
Në datën 3 të janarit, 41-vjeçarja i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj, dhe më pas ka konsumuar fotoksinë duke i dhënë fund jetës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Durrësit:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Lajme të tjera |  Molotovët ndaj selisë së PS, Preç Zogaj: Nuk ka ndodhur kurrë që të sulmohet një parti politike

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Lajme të tjera |  E reja vjen nga Londra për protestën: Këtu s'kanë lekë dhe bukë!

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us