E rëndë në Greqi, dy të rinjtë shqiptarë masakrojnë me thikë të moshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë, ku një 25-vjeçar shqiptar dyshohet se ka goditur 10 herë me thikë, një të moshuar, 73-vjeç, të cilin kishte hyrë për ta grabitur.

Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit grek për të grabitur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kefalonisë.

Fillimisht të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamin e shtëpisë, ku 25 vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe 18-vjeçari bënte rolin e rojes.

Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Lajme të tjera |  Aleancë Veliaj-Xhafaj në zgjedhjet 2021? Ish-ministri: Dorëzoj mandatin nëse…

I moshuari arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

Dy shqiptarët u arrestuan pasditen e djeshme nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit të Kefalinisë. Ata qëndronin pa dokumente në shtetin grek.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Kefalinisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us