Edi Rama: Kryeqyteti i socialistëve, Fieri, do na japë fitore rekord këtë radhë

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Patos, teksa zhvilloi takimin e radhës për fushatën elektorale.

Rama u shpreh para banorëve të Patosit, se vota e 11 majit është votë për hyrjen në BE.

Rama theksoi se më 11 maj, PS do marrë një fitore historike në Fier, kryeqytetin e socialistëve.

“Dua t’ju them se çdo njeri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit, do ja bëjë qepalla Europës dhe do lërë pas hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekuj. Hyrja në BE do i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë, për të vendosur barazinë para ligjit do jetë e pakthyeshme përgjithmonë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

11 maji është i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë. U votua PD jo se ishin me PD por duhej mbyllur një histori dhe hapur një histori e re. Nuk mund ta humbim trenin e historisë. Nuk mund ta lëmë derën e hapur të BE-së të na mbyllet para syve.

Duhet të vendosim të gjithë besimin dhe kurajon që Shqipëria e 2030 të jetë një Shqipëri europiane dhe ky flamur të ngjitet aty. Më 11 maj do marrim një fitore rekord këtu në Fier, në kryeqytetin e socialistëve”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us