Egnatia si favorite në finalen e Superkupës, shkak bëhet e shkuara përballë Dinamos (STATISTIKAT)

Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.

Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, por rrogozhinasit futen në fushë si favoritë.

Kjo jo vetëm për faktin e formës aktuale, por edhe të së shkuarës. Diçka të tillë e thonë statistika ose më saktë 21 ndeshjet e fundit mes Egnatias dhe “Nëndetëses”.

Në 21 duele të luajtura, Egnatia ka fituar 10 prej tyre, ndërkohë që Dinamo ka dalë triumfatore 8 herë. Ndërsa, 3 ndeshje të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us