Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, babai: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas pak ditë më parë në fshatin Larushk të Fushë Krujës mbetet pa autor. Ai u qëllua me armë në oborrin e banesës, ndërsa tentoi që të largohej brenda serës ku gjeti dhe vdekjen.

Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, babai i tij Gani Bejtja është shprehur se njëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.

Ai ka treguar dhe momentin kur ka parë makinën e autorëve. E për këta të fundit, kërkon të dijë motivin që i shtyu të kryejnë një atentat të tillë ndaj të birit.

Gani Bejtja: Le të vijë të ma thotë se e kam bërë se djali jot më ka bërë këtë, ta di edhe unë. I jap dorën. Nëse të ka vra, të ka pre, a ça të ka bërë, të vijë të ma thotë. Ia kam bërë për këtë punë, i pi kafen, por jo kështu. Se di nga ka ardhur…

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lajme të tjera |  Ç'duhet bërë?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us