Ekzekutohet me armë zjarri ish-futbollisti në Itali

Deri dy vjet më parë, Rosolino Celesia, 22 vjeç, ëndërronte të luante në Serie A dhe luajti për vite me radhë në klubet e futbollit të të rinjve, përfshirë Torinon dhe Trapanin. I riu ishte në fazën që duhet të rishikonte prioritetet e jetës së tij, kur natën e djeshme të 20 dhjetorit u qëllua nga disa plumba, pas një debati të ndodhur para banjave të një lokali nate në Palermo. Ëndrrat e tij u shkatërruan brenda pak çastesh, kur u dërgua në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda. Celesia u transportua në spital nga një i njohur pas të shtënave dhe vdiq menjëherë pasi arriti atje.

Kush ishte 22-vjeçari Rosolino Celesia

Lajme të tjera |  “Një artist i njohur është në gjendje të rënduar”/ Rama për intimidimin e dëshmitarëve: U mor nga rruga kur po çonte fëmijën me karrocë në kopsht

Djaloshi ëndërronte Serinë A, por në moshën 20-vjeçare vendosi të varte këpucët në gozhdë, pas një jete të kaluar në ‘shkollat ​​e futbollit’ në Palermo. I lindur në qytet në vitin 2001, ai filloi të luante futboll, teksa veshi fanellën e Trapanit, Torinos dhe Palermos, gjithmonë në ekipet e të rinjve.

Pas dy vitesh në Trapani si sulmues, Celesia ishte kontaktuar nga Torino, që kishte vendosur ta fuste në ekipin nën 17 vjeç. 22-vjeçari që vdiq dje para klubit të natës në Palermo kishte pranuar, por më pas ishte kthyer në vendlindje, ku për një periudhë kohe kishte luajtur si futbollist i huazuar. Në Serinë D ai kishte luajtur për Marsalan dhe Troinan dhe më pas vendosi të braktiste plotësisht sportin, për t’iu përkushtuar diçkaje tjetër.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 12 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Babai i tij ishte këshilltar në Palermo

Rosolino Celesia ishte djali i Gianni Celesia, ish-këshilltar i distriktit të gjashtë komunal të Palermos dhe këngëtar neo-melodik i njohur. Gianni Celesia është gjithashtu i njohur në të gjithë qytetin për shfaqjet e tij në sheshe dhe në TV private. Rosolino njihej nga të rinjtë e zones, për aftësitë e tij në futboll./Fanpage.it 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us