Ekzekutoi Ardian Nikulajn në Shëngjin, Maroku pranon të ekstradojë Ruben Ribeiro Saraiva-n

Ruben Saraivës, ekzekutori i Ardian Nikulajt më 19 prill të këtij viti në Shëngjin do të ekstradohet nga Maroku drejt Shqipërisë për tu përballur me akuzat ndaj tij. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se Maroku, disa muaj pas arrestimit të Saraivës ka pranuar ekstradimin drejt Shqipërisë. Procedurat do të kryen nga Interpol Tirana.

Taulant Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.

Si ndodhi vrasja?

Ardian Nikulaj u ekzekutua në datën 19 prill të këtij viti, në ambientet e lokalit të tij në zonën e plazhit në Shëngjin. Autori, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent, duke iu referuar pamjeve të rënda që u transmetuan asokohe në media. Ardian Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Pista kryesore për vrasjes mbetet ajo e hakmarrjes, mes Nikulajt dhe vëllezërve Haxhia, të cilët prej vitesh ndodhen në Britaninë e Madhe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us