Elseid Hysaj është lojtar i lirë që pas largimit nga Lacio, eksperienca e tij e tretë në kampionatin elitar italian, pas Empolit dhe Napolit. Në horizont duket një tjetër aventurë në Serinë A për mbrojtësin kuqezi.
Leçe, sipas shtypit sportiv italian, ka nisur kontaktet me 32-vjeçarin shkodran. “Sky Sport” bën me dije se ka pasur bisedime mes palëve për një akord të mundshëm dhe firmosjen e një kontrate.
Klubi i Leçes duket se i pëlqen futbollistët shqiptarë. Aktualisht ka në skuadër mesfushorin Medon Berisha, ndërsa vetëm pak ditë më parë u largua mesfushori tjetër Ylber Ramadani, i cili ka kaluar në Turqi.
Hysaj e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe do t’i shërbente Leçes me eksperiencën e tij të gjatë. Nëse ai do të vazhdojë të luajë në këtë nivel, do të jetë mirë edhe për Kombëtaren shqiptare.





