Debati për vilën 15 milionë euro në Itali, Shehaj i përgjigjet akuzave: Është pasuri e deklaruar, s’kam asgjë për të fshehur

Pas debatit të zhvilluar një ditë më parë në Kuvend, kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me akuzat për vilën e tij në Itali.

Përmes një reagimi publik, Shehaj ka deklaruar se prona është e tij dhe se ajo është deklaruar prej tij në institucionet përkatëse, duke mohuar që të jetë një zbulim i kundërshtarëve politikë.

Shehaj shprehet krenar për arritjet e tij profesionale, duke përmenduar bashkëpunimet me kompani të mëdha ndërkombëtare si “Vodafone” dhe “Google”, si dhe kontributin e tij në punësim dhe pagesën e taksave, teksa shton se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Po, kjo është vila ime e plazhit në Itali. Nuk është zbulim i Taos dhe as i mediave të tyre, por është deklarimi që vetë unë kam bërë. Pasuria ime e vënë me punë të ndershme. Jam krenar për çfarë kam arritur sepse partnerët e mi kanë qenë gjigandët si ‘Vodafone’ e ‘Google’. Kam punësuar mijëra të rinj, kam paguar taksa. Askush s’më ka falur asgjë dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Ndryshe nga këta që dalin në deklarime si pa shtëpi, me kredi por në të vërtetë kanë pasuri marramëndëse me paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve.”, shkruan Shehaj në reagimin e tij publik.

Lajme të tjera |  ARRSH 4.8 mln euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us