EMRI/ Do trafikonte 29-vjeçaren në Gjermani për prostitu*ion, arrestohet i riu nga Fieri

Françesko Sulejmani është arrestuar nga policia kufitare në Rinas, pasi i kishte siguruar dokumente të falsifikuara një 29-vjeçarje me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

29-vjeçari, banues në Fier, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar ‘Tranzit 16’. Gjithashtu u vu nën hetim E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.

‘I riu i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S.,  i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas  Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.’- njofton policia.

I arrestuari rezulton person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us