Të ikur kryesisht pas viteve 1990, shqiptarët e Amerikës përbëjnë diasporën e tretë më të madhe pas Italisë dhe Greqisë. Janë 206 mijë e 520 qytetarë të cilët jetojnë dhe punojnë përtej Atlantikut.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre, 54 mijë e 600 shqiptarë jetojnë në Nju Jork, pasuar nga 26 mijë e 270 në Miçigan dhe 16 mijë e 270 në Florida. Rreth 15 mijë jetojnë dhe punojnë në
Illinois ndërsa pjesa tjetër janë të shpërndarë në shtetet e tjera.”
Në drejtim të arsimimit, ata me gjimnaz kryesojnë listën me 44 mijë e 946 të tillë. Më pas renditen ata me diplomë universitare të ciklit “Bachelor”, 41 mijë e 210 dhe ata me “master” që janë pak më shumë se 14 mijë. Në njërin ekstrem qëndrojnë një pjesë vetëm me 9-vjeçare dhe në tjetrin 1 mijë e 384 që kanë përfunduar edhe “Doktoraturën”
Më shumë se gjysma e shqiptarëve të Amerikës janë të punësuar. Ata zotërojnë profesione e zanate në fusha të ndryshme. Por një pjesë tjetër e konsiderueshme, mbi 53 mijë nuk janë të punësuar. Tregues i integrimit 100 për qind me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 235 shqiptarët të cilët shërbejnë në Forcat e Armatosura të SHBA-ve.
Pjesa dërrmuese e atyre që realizuar “ëndrrën Amerikane” u larguan nga Shqipëria me anë të “Programit të Vizave të Diversitetit”, njohur si “Lotaria Amerikane”. Vetëm në dekadën e fundit rezultojnë mbi 3.1 milionë aplikime për vizën amerikane, ndërsa janë përzgjedhur mbi 34 mijë shqiptarë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Forma tjetër e largimeve është ajo me anë të vizave emigruese, kryesisht bashkim familjar, punësim apo birësim. Nga 2014-a e deri në fund të vitit të shkuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës intervistoi dhe u dha “dritën jeshile” mbi 43 mijë shqiptarëve për të jetuar e punuar përtej Atlantikut. Ndërkohë që 126 mijë shqiptarë kanë mundur të marrin viza jo-emigruese të cilat shërbejnë për turizëm, biznes apo trajnime të ndryshme.
Të vetmit shtet në Rajon të cilit nuk i janë pezulluar vizat e asnjë lloji është Serbia që mungonte edhe në listën e 4 janarit të publikuar nga Trump.





